Për herë të parë, Barbie nxjerr në treg një kukull me sindromën Down si një përpjekje për të ndihmuar më shumë fëmijë të gjejnë një lodër që i përfaqëson ata.

Drejtuesit e ‘Mattel’ kanë deklaruar se donin të nxirrnin kukullën "për tu mundësuar të gjithë fëmijëve të shihnin veten te Barbie". Ata bashkëpunuan me ‘Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down’ (NDSS) në SHBA për të sjellë produktin në treg.

Lëvizja u mirëprit nga organizatat bamirëse, me Carol Boys, shefe ekzekutive e ‘Shoqatës së Sindromës Down’ në Mbretërinë e Bashkuar, që deklaroi: "Fëmijët në komunitetin tonë do të jenë në gjendje të luajnë me një kukull që i përfaqëson ata".

Ellie Goldstein, një modele britanike me sindromën Down, e cila është shfaqur në një fushatë me Barbie-n e re, tha se ishte "shumë e lumtur" që pa kukullën e re. "Diversiteti është i rëndësishëm për mua pasi njerëzit duhet të shohin më shumë njerëz si unë atje në botë dhe të mos fshihen".-tha ajo.

‘Mattel’ tha se u konsultua edhe me profesionistët mjekësorë për tu informuar mbi procesin e projektimit, duke prezantuar një skulpturë të re të fytyrës dhe trupit për të qenë më ilustruese për fëmijët me sindromën Down, duke përfshirë një kornizë më të shkurtër dhe një bust më të gjatë.

E udhëhequr nga NDSS, varsja e kukullës rozë ka tre kopjet e kromozomit të 21-të, i cili është materiali gjenetik që shkakton karakteristikat që lidhen me sindromën ‘Down’.

Shigjetat në varse përfaqësojnë "Fati" për njerëzit që kanë dikë me sindromën Down në jetën e tyre.

Kukulla është pjesë e linjës ‘Barbie Fashionistas’, e cila u lançua në vitin 2022. Ajo përmban gjithashtu një Barbie me një këmbë protetike, një Barbie që përdor një karrige me rrota dhe kukulla meshkuj që janë më të holla dhe më pak me muskuj.

‘Mattel’ e ka përshkruar këtë koleksion si "linjën e saj më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse të kukullave, duke ofruar një shumëllojshmëri të toneve të lëkurës, ngjyrave të syve, ngjyrave dhe teksturave të flokëve, llojeve të trupit, aftësive të kufizuara dhe modës, për të frymëzuar edhe më shumë".

Burimi: The Guardian