Princ Harry dhe Meghan Markle janë parë për herë të parë që nga udhëtimi i tij në Londër për kurorëzimin e mbretit Charles III.

Në fotot e publikuara për herë të parë nga TMZ, çifti doli për darkë të premten, më pak se një javë pasi Charles u kurorëzua zyrtarisht. Sidoqoftë, Page Six thotë se ata nuk ishin vetëm.

Ata darkuan me Gwyneth Paltrow dhe bashkëshortin e saj, producentin televiziv, Brad Falchuk. Katërshja shoqërohej gjithashtu nga Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, si dhe Whitney Wolf Herd dhe bashkëshorti i saj Michael Herd.

Meghan kishte veshur një fustan saten Heidi Merrick kafe, i cili kishte mëngë të gjata. Ajo e kombinoi atë me një çantë të bardhë nga Cesta Collective dhe një palë shapka lëkure ngjyrë kafe Hermes. Harry dukej po aq elegant në një palë pantallona të bardha, një bluzë të zezë dhe këpucë kafe.

Kjo dalje shënon paraqitjen e tyre të parë që kur Harry u rikthye nga Britania e Madhe. Në fakt, paraqitja e tij e shkurtër në ngjarjen historike të shtunën e kaluar bëri shumë anëtarë të familjes mbretërore të pyesin veten pse ai mori pjesë.

Një burim i afërt me familjen i tha ‘Vanity Fair’: “Secili bën zgjedhjet e veta. Për të qenë i sinqertë, nuk u fol fare për Harry-n.” Burimi mbretëror madje i tha gazetës se Harry nuk u takua apo foli me familjen e tij të jashtë ceremonisë televizive.

Duka i Sussex mbërriti në Londër të premten pasdite dhe u largua pak më shumë se 24 orë më vonë dhe para se festimet të kishin përfunduar. Ndërkohë, Markle nuk mori pjesë fare në festimet e kurorëzimit.

Largimi i shpejt i Harry-t besohej të lidhet me dëshirën e tij për t'u kthyer në shtëpi për festën e 4-të të ditëlindjes së Archie-t.

Harry dhe Markle dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 pasi u martuan në 2018. Që atëherë ata janë zhvendosur në Kaliforni dhe kanë folur kundër familjes mbretërore në autobiografinë e Harry-t, "Spare" dhe shfaqjen e tyre në Netflix, "Harry & Meghan".