Kjo nuk është për t'u habitur. Kryesisht, depresioni pas lindjes mbetet i padiagnostikuar tek meshkujt, nga keqkuptimi popullor se ai shkaktohet nga ndryshimet hormonale që përjeton një nënë pas lindjes. "

Kjo është e gabuar," thotë Andrew Mayers, një psikolog i specializuar në shëndetin mendor perinatal në Universitetin Bournemouth.

Së pari, ka disa prova që nivelet e testosteronit te meshkujt bien kur bëhen baballarë. Së dyti, thotë ai, “depresioni pas lindjes nuk është vetëm hormonal. Bëhet fjalë për një sërë faktorësh në psikologjinë ose historinë e çdo individi që hyjnë në krye të gjithçkaje tjetër.”
 
Në vitin 2016, një meta-analizë e hulumtimit zbuloi se 8% e meshkujve përjetojnë depresion pas lindjes. Por akademikët vitin e kaluar zbuluan se mjetet e shqyrtimit për zbulimin e tij tek gratë (shkalla e Edinburgut) janë më pak të besueshme kur aplikohen për burrat, duke sugjeruar se shifra reale është shumë më e lartë.

Elia Psouni nga Universiteti Lund në Suedi, e cila drejtoi atë hulumtim, thotë se 22% e të anketuarve meshkuj në studim kishin përjetuar depresion pas lindjes.
 
Hulumtimet kanë treguar, se burrat që kanë një marrëdhënie më të mirë me partneren e tyre dhe që lidhen me fëmijën e tyre të porsalindur kanë një rënie më të madhe të niveleve të testosteronit sesa ata që nuk e kanë.

Mund të duket tabu, që gratë dhe burrat të pranojnë shkallën e çrregullimit personal që mund të sjellë një fëmijë.

Ekziston tendosja në marrëdhënie, privimi i gjumit, ndryshimet në stabilitetin financiar, ndikimi i përvojave të lindjes… Njerëzit mund të ndihen shumë, shumë të izoluar.

Është një kohë vërtet e vështirë në mënyra të ndryshme për të gjithë.