Meghan Markle rrëmbeu gjithë vëmendjen në tapetin e kuq së fundmi me bashkëshortin Princ Harry.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën pjesë në ceremoninë e çmimeve “Ms. Foundation Women of Vision Awards: Celebrating Generations of Progress & Power” në New York së fundmi. Meghan shkëlqente me një fustan gold të Joanna Ortiz që e kishte kombinuar me taka të zeza Tom Ford dhe bizhuteri minimale.

Ndërkohë, Harry veshi një smoking elegant ngjyrë blu të errët. Meghan ishte një nga katër të nderuarat që u njohën me çmimin ‘Woman of Vision’. Nëna e saj Doria Ragland ishte gjithashtu pranë tyre me një fustan të zi për të festuar çmimin.

“Meghan, Dukesha e Sussex-it është një feministe, kampione e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore dhe model global”, thuhet në biografinë e saj në website. "Avokimi i saj i përjetshëm për gratë dhe vajzat mbetet një fije konstante që ajo gërsheton si në sipërmarrje humanitare ashtu edhe në biznes."

Dalja e Meghan dhe Harry në ceremoni, e cila u zhvillua në Ballroom Ziegfeld, vjen një javë pasi ai u shfaq në kurorëzimin e babait të tij, mbretit Charles III. Megjithatë, Meghan nuk ishte e pranishme për kurorëzimin e vjehrrit të saj dhe mbretëreshës Camilla, pasi ra në të njëjtën ditë që djali i saj dhe i Harryt, Archie, mbushi 4 vjeç.

Fillimisht ishte e paqartë nëse çifti, i cili dha dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në vitin 2020, do të ftohej pasi Harry foli për tensionet familjare në librin e tij, ‘Spare’. Në mars, megjithatë, u konfirmua se dyshja mori një ftesë me email.