Shqipëria mirëpret ditën e sotme stërvitjen “Defender Europe 2023”, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
Në këtë stërvitje marrin pjesë 26 shtete me mbi 25 mijë trupa ushtarake. Kjo është një stërvitje, e cila më së shumti synon testimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës për një kërcënim të caktuar sipas skenarëve të përcaktuar operacinal.
Kryeministri i vendit Edi Rama e quan ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.