Cindy Marina dhe Genar Topalli janë një nga çiftet kryefjalë të showbizit. Ata e kanë bërë prej kohësh marrëdhënien e tyre publike, ndërkohë që këtë mbrëmje, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Cindy Marina na tregoi se si ka nisur historia e tyre e dashurisë.
Modelja tregoi se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volleyball-i, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.
“Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë.
Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtum volleyball. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim.”- tregoi moderatorja.