Surpriiiiizë: Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dorë-për-dore në Londër.

Çifti u pa duke marrë pjesë në një event në kryeqytetin londinez së bashku të martën mbrëma, pasi mediat e huaja raportuan së fundmi se ata po mundohen për "ta përmirësuar marrëdhënien e tyre".

Me flokët e saj të rinj xhenxhefil, aktorja 37-vjeçare kishte veshur një crop-top të bardhë asimetrike të tejdukshme dhe pantallona të zeza me një çantë dore të zezë dhe taka me platformë.

Muzikanti 33-vjeçar kishte veshur një kostum gri pa mëngë. Ai e kompletoi look-un me një varse të gjatë zinxhir dhe atlete bardh e zi.

Javën e kaluar, një burim i tha ‘People’: "Ata janë rikthyer bashkë. Ata kanë provuar terapinë. Megjithatë gjërat nuk janë kthyer në normalitet."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E! News (@enews)

Çifti janë të fejuar që nga janari i vitit 2022. Burimi shtoi se Fox dhe MGK "po planifikonin dasmën, por tani e kanë shtyrë. Ata nuk kanë një datë martese. Megan ende duket në mëdyshje".

Aktorja e Jennifer's Body la të kuptohet për një ndarje të mundshme shkurtin e kaluar, duke hequr fotot me të fejuarin e saj nga llogaria e saj në Instagram. Një javë më vonë, ajo u kthye në Instagram për të thyer heshtjen mes spekulimeve se lidhja e tyre mund të ketë përfunduar. Fox shkroi në atë kohë, "Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të palëve të treta në këtë marrëdhënie."

Në prill, të dy u fotografuan të kapur për dore në një udhëtim në Hawaii. Dhe në fillim të këtij muaji, MGK u shfaq në lançimin e botimeve të Sports Illustrated Swimsuit për të mbështetur Fox, e cila është një nga yjet e kopertinës këtë vit. Megjithatë, dyshja nuk kanë kaluar së bashku në tapetin e kuq.