Mënyra se si e pastroni shtëpinë, do të thotë shumë për personalitetin tuaj. Kur shkoni në shtëpinë e një personi që dëshironi ta njihni më mirë, shikoni se si ata i kanë të palosura rrobat, ose si i lajnë enët. Na besoni: Do të zbuloni shumë!

Rrobat e fshehura në dollape

Në pamje të parë, shtëpia dhe dhoma e tyre mund të duket perfekte, mirëpo sapo të hapni dollapët, mund të gjeni çdo gjë brenda tyre!

Persona të tillë kanë një personalitetit dramatik. Ata duan të tregojnë anët më të mira të personalitetit të tyre dhe kryesisht bëjnë shumë veprime për të rënë në sy.

Është më e lehtë për këta njerëz që të fshehin vetëm gjërat e vjetra dhe padobishme në vend që t’i hedhin në kosh ose ta zgjidhin një problem. Shpesh është më e rëndësishme për këta persona që të duken tërheqës sesa të pastrohen.

Nuk ka rinovim prej kohësh

Disa njerëz kalojnë vite të tëra në apartamente me një rubinet që nuk funksionon, me mure të palyera, me rrobat në kuti, në mënyrë që të mos shpenzojnë para shtesë. Ata e trajtojnë vendin e tyre si të përkohshëm: pasi mendojnë se do të shkojnë në një qytet tjetër, ose do të gjejnë një punë më të mirë. Mirëpo, këtë vendin e përkohshëm ata mund ta mbajnë me vite të tëra.

Nga pikëpamja psikologjike, këta njerëz janë të prirur të jetojnë në të ardhmen. Ata e trajtojnë të tashmen si një shqetësim të përkohshëm dhe duhet thjesht të tolerojnë. Nga ana tjetër, ata shpesh nuk kanë ndonjë plan solid - këta njerëz janë mësuar të jetojnë në mënyrë të tillë dhe vazhdimisht shpresojnë për një ndihmë nga jashtë që do e ndryshojë situatën e tyre.

Vendi i punës, një rrëmujë e vërtetë

Hapësira e punës është një nga vendet më interesante në apartament në aspektin e psikologjisë. Disa njerëz janë perfeksionistë, duke lënë çdo gjë në vendin e tyre. Ndërsa ka edhe nga ata që i ngatërrojnë gjërat. Edhe nëse tavolina juaj është e çrregullt, mund të punoni aktivisht atje dhe mund të gjeni lehtësisht çdo gjë që ju nevojitet. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Shumë shpesh, një tavolinë e çrregullt është një tregues i një personaliteti krijues.

"Shtëpi pa asgjë"

Shtëpitë e disa njerëzve duket sikur përdoren vetëm si hotel për të fjetur. Shtëpia mund të jetë e pastër, me pak mobilje dhe pothuajse asnjë pjatë e palarë. Ndonjëherë nuk kanë as sobë, frigorifer, apo gjëra të tjera të nevojshme. Këto apartamente janë të popullarizuara në mesin e studentëve të cilët aktualisht shpenzojnë shumë pak kohë në to. Nëse vendi duket i zbrazët, por personi shpenzon shumë kohë atje, kjo gjë mund të tregojë disa çështje psikologjike. Njëra prej tyre është papjekuria: personi i rritur ende është duke pritur që dikush të shfaqet dhe ta bëjë këtë vend komod për ta