Edhe pse patën një njohje të shkurtër bashkë në “Big Brother VIP”, duket se pas formatit Krist Aliaj dhe Keisi Medini vendosën mos të shoqërohen më bashkë as si miq. Të paktën kështu kanë deklaruar ata vetë në intervista të ndryshme.

Dy ish-banorët janë shprehur se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin, por nuk kanë komunikuar lidhur me çfarë ka ndodhur mes tyre në shtëpinë e famshme.

Në një intervistë të fundit, Kristi tha se ata kanë raporte njerëzore, janë takuar dhe kanë folur kur kanë rastisur në ambiente të përbashkëta por nuk ka asgjë më shumë se kaq.

“Unë Keisin e kam takuar në prapaskenat e ‘Portokalli’ dhe kemi bërë muhabete njerëzore. Jemi në atë nivel, nuk kam pse ta injoroj se kemi kaluar kohë bashkë aty brenda.”-tha ai pak ditë më parë.

Sakaq, së fundmi ata janë shfaqur për herë të parë bashkë në mediat sociale. Duket se një event në Tiranë ka bërë që Kristi dhe Keisi të ndeshen me njëri-tjetrin dhe sigurisht kanë shkëmbyer disa biseda duke qëndruar edhe në një tryezë.

Videon e ka publikuar Ronaldo Sharka i cili ka qenë po ashtu i pranishëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)