Nita Latifi ka shprehur disa rezerva për Dea Mishel në intervista të ndryshme edhe pse në ‘Big Brother VIP’ vajzat kanë qenë goxha të afërta.

Ajo ka deklaruar se Dea e ka merituar më pak finalen sepse loja e saj ishte bazuar në zonën e saj të komfortit dhe se kishte gënjyer për historinë që kishte treguar rreth batutës së saj lidhur me fëmijë jetimë.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” Dea Mishel ka folur për here të parë për Nitën. E pyetur se kush nga banorët duket se ka ndryshuar si shkak i famës ajo është shprehur Nita.

“Mendoj të paktën në raport me mua është Nita pasi e kam parë që ka dhënë disa deklarata të pakuptimta lart e poshtë. Diçka që ajo mund të m’i thoshte edhe mua sepse ne flasim mund të më merrte në telefon nuk kishte nevojë të fliste.”- është shprehur ish-banorja.