Mori vëmendjen e të gjithëve deklarata e Luizit para disa javëve se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur.

“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se 'Unë jam menaxheri etj etj', kjo është e tepruar”, deklaroi Luizi.

Nga ata i vetmi që reagoi ishte Meridiani, i cili deklaroi se ka qenë mik i ngushtë me Luizin dhe se kanë udhëtuar e janë shoqëruar shpesh bashkë. Por, kishin katër vite pa folur. Ai po ashtu tha se nuk është e vërtetë që Luizi nuk ka komunikuar prej dy vitesh me Jonin dhe Marion. Sipas tij, Luizi kishte folur me Jonin 3 ditë para hyrjes në ‘Big Brother’.

Sakaq, së fundmi ka ardhur një reagim nga Joni dhe Mario që po interpretohet si thumb ndaj Luizit. Dy djemtë janë takuar me njëri-tjetrin dhe krahas një fotoje ku shfaqen duke trokitur gotat teksa shkruajnë:

“E lagu… s’e lagu. KQR?”

Joni dhe Mario e surprizuan Luizin edhe në shtëpinë e famshme. Ata lyen flokët si ai, shkuan në intervista duke folur për të, realizonin video live në Instagram dhe fituan dhjetëra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Mirëpo, Luizi tha që në ‘Big Brother’ se marrëdhënie e tyre kishte pasur krisje.

"Kemi patur një periudhë shkëputjeje sepse u nominuam ndër veti, por ja që u ribashkuam prap"-tha ai sokohe.