Askush nuk e di se si ta tërheqë vëmendjen më mirë se Rihanna.

Ajo njoftoi për gjithë botën shtatzëninë e saj të dytë me Rocky ASAP gjatë performancës në Super Bowl.

Në imazhin ekskluziv për InStyle, Rihanna mbulon barkun e rrumbullakosur me një t-shirt oversize Savage X Fenty që lexon "Përdor një prezervativ" me shkronja të mëdha. Ajo e kompleton look-un me syze dielli të bardha dhe çizme të kordinuara slouchy.

Njerëzit e interpretuan si një mesazh por në fakt, Rih ka shpërndarë foto nga fushata në Instagram, duke shkruar në mbishkrim “kjo bluze është e vjetër...”

Rihanna ka bërë gjitjnjë bujë me stilin e saj të veçantë gjatë gjithë shtatzënisë së saj të dytë. 

Ndërkohë, Riri dhe A$AP janë prindër të një djali të quajtur RZA Athelston Mayers dhe mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit hip hop Wu-Tang. Rihanna u bë nënë për herë të parë më 13 maj 2022.