Jetëshkrimi (CV) është një ‘armë’ shumë e rëndësishme për të gjetur një punë, ose për të gjetur personin më të mirë për pozicionin që i nevojitet biznesit tuaj.

Gjëja e habitshme është se shumë njerëz mundohen shumë në përpjekje për të shkruar aty të gjitha arritjet e tyre dhe ato rezultojnë të jenë më shumë se dy faqe, ndërkohë që Elon Musk u jep një mësim tjetër.

Një sipërmarrës i lindur, CEO i Tesla, Elon Musk, na ka treguar se një CV e mirë mund të jetë vetëm një faqe e gjatë, pa qenë nevoja të përjashtojmë asgjë.

Elon Musk, i cili gjithashtu operon kompani si Hyperloop, Tesla, SpaceX, ndër të tjera, tregoi se kompania e tij ka vetëm pozicione pune “rreptësisht të nevojshme”; përveç kësaj, ai vuri në dukje se pozicionet menaxheriale ishin “krejtësisht të panevojshme”.

Me pak fjalë, aktualisht njeriu më i pasur në botë, Elon Musk na rrëfen se është e rëndësishme që në një jetëshkrim mjafton të përfshihen pikat e forta më kryesore. Ai sigurohet se “asnjëherë nuk i është dashur më shumë se një faqe”.

Siç tregon The Independent, CV-ja juaj ka të bëjë me ofrimin e më shumë informacioneve në një hapësirë më të vogël “duke dhënë dicka të thjeshtë, në vend të një informacioni më të avancuar dhe të ndërlikuar”