Frika nga dështimi, e njohur edhe si atchiphobia, është një frikë e paarsyeshme dhe e vazhdueshme nga dështimi. Kjo frikë mund të rrjedhë nga një sërë burimesh. Ndonjëherë mund të shfaqet si përgjigje ndaj një situate specifike. Në raste të tjera, mund të lidhet me një gjendje tjetër të shëndetit mendor si ankthi ose depresioni.

Nëse e gjeni veten duke patur frikë nga dështimi, e duke refuzuar të provoni dicka të re, lexoni më shumë për të parë mënyrat se si mund ta përmirësoni.

Njihni dhe zotëroni frikën tuaj. Pranoni se nga çfarë keni frikë dhe pse.

Definoni se çfarë është në të vërtetë dështimi. Shikojeni atë si një mundësi mësimi, jo si një e metë personale.

Ripërcaktoni se cfarë është suksesi. Përqendrohuni te procesi, jo te rezultati, dhe festoni përpjekjet tuaja.

Rritni vetëvlerësimi. Kujtojini vetes pikat e forta dhe arritjet tuaja dhe mos e krahasoni veten me të tjerët.

Jepini vetes leje për të dështuar. Pranoni se dështimi është i pashmangshëm dhe pjesë e rritjes.

Përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni. Përqendrohuni në veprimet dhe qëndrimet tuaja, jo në faktorët e jashtëm