Një 10-vjeçare që vuante nga leuçemia, dëshira e fundit e së cilës ishte të martohej, u celebrua me të dashurin e saj të fëmijërisë - disa ditë para se të ndahej nga jeta.
Emma Edwards u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në prill të vitit të kaluar, por prindërit Alina, 39 vjeç dhe Aaron, 41 vjeç, thanë se shpresonin se ajo do të ishte në gjendje ta mposhtte sëmundjen.
Por në qershor familjes iu dha lajmi rrëqethës se sëmundja e Emës, një formë agresive që prek qelizat e bardha të gjakut, ishte e pashërueshme dhe asaj i kishin mbetur vetëm disa ditë jetë. Fatkeqësisht, Ema ndërroi jetë më 11 korrik.
Alina tha se ëndrra e Emës ishte të martohej me të dashurin prej dy vitesh, dhjetë vjeçarin Daniel Marshall Christopher Williams Junior, me dy të vegjlit që më parë u përpoqën të 'martoheshin' në shkollë kur ishin tetë vjeç.
Familja dhe miqtë vendosën të bashkoheshin për të bërë realitet ëndrrën e Emës dhe u mbajt një ceremoni më 29 qershor, ku 100 të ftuar u shfaqën për t'i parë ata të martoheshin.
Aaroni shoqëroi Emën në altar në kopshtin e gjyshit të saj dhe mësuesja e tyre e klasës së tretë mbajti një fjalim se si filloi marrëdhënia e çiftit.
Nëna Alina: "Shumica e fëmijëve duan të shkojnë në Disneyland, por Emma donte të martohej, të bëhej grua dhe të kishte tre fëmijë.”
Mësuesja e tyre foli në dasmën e tyre dhe tha se ata u përpoqën të bënin një dasmë në pushim. “Ata kishin shoqërues dhe fëmijët erdhën në klasë me kravata. Ishte vërtet e lezetshme. Kur unë dhe nëna e Daniel e morëm vesh këtë, thamë se duhej t'i lejonim të martoheshin. Duhej të ndodhte super shpejt. Të gjithë duhet ta shihnin atë që nuk kishin mundur. Kur ke kancer, je i izoluar. Emma ishte shumë ekstroverte, kështu që e kishte të vështirë të ishte larg të gjithëve. Erdhën mjekët e saj, infermierët, mësuesit, familja, miqtë, të gjithë. Ajo kishte shumë dhimbje kur e veshëm. Por ajo donte t’i pinte ilaçet e dhimbjes sepse nuk donte të binte në gjumë në dasmën e saj. Daniel është njeriu më i ëmbël që do të takoni ndonjëherë. Ai ka një zemër floriri dhe e do vërtet Emën.”
Mamaja e pesë fëmijëve Alina tha: “Ne po shkonim për një lloj tjetër trajtimi dhe ata na thanë se ajo ndoshta kishte disa ditë deri në një javë jetë. Ishte shkatërruese.”
Alina tha se Ema dukej të ishte një fëmijë i shëndetshëm derisa e çuan në spital sepse ajo u rrëzua dhe mjekët zbuluan kancerin në kockat në këmbët e saj në prill të vitit të kaluar.
“E gjetëm rastësisht. Ajo kishte rënë në tokë, kështu që ata kontrolluan këmbët e saj dhe zbuluan se kanceri po i hante vrima në kockat e saj dhe po e bënte të dobët."
Duke reflektuar mbi jetën e Emës, Alina dhe Aaroni thanë se janë mirënjohës që mund ta ndihmonin të arrinte ëndrrën e saj përpara se të vdiste.