Ndërsa kalojmë nga mosha e mesme në një moshë akoma më të madhe, ne priremi të bëjmë seks më rrallë, ose aspak. Por kjo s’ka pse të ndodhë për ju.
Intimiteti seksual me një partner mund të jetë i rëndësishëm për një marrëdhënie të kënaqshme emocionale dhe një marrëdhënie emocionale e kënaqshme mund të jetë e rëndësishme për lumturinë e për shëndetin. Pra, si mund të vazhdojmë të kemi një intimitet seksual të kënaqshëm me partnerin tonë teksa rritemi?
1: Njihni fiziologjinë femërore të plakjes dhe veproni sa më shpejt që të mundeni.
Kur gratë kalojnë në menopauzë, trupi i tyre fillon të sekretojë më pak estrogjen, i cili mund të shkaktojë ndezje të nxehta. Këto ndezje të nxehta kanë tendencë të ulen me kalimin e viteve. Ajo që nuk zvogëlohet është thatësia vaginale.
Në fakt, me kalimin e viteve, thatësia vaginale do të priret të rritet ngadalë, vit pas viti. Mund të fillojë kruarja, si dhe ulja e elasticitetit të indeve. Dhe pastaj marrëdhënia seksuale përfundimisht mund të bëhet e dhimbshme.
2: Shfrytëzoni orët biologjike të meshkujve.
Për shkak se meshkujt kanë kulmin e sekretimit të tyre biologjik të testosteronit në orët e para të ditës, seksi në mëngjes pas një gjumi të mirë janë alternativa më e mirë për marrëdhënie të suksesshme ndërsa meshkujt rriten.
3: Mëso për sëmundjet dhe medikamentet.
Disa ilaçe të zemrës dhe presionit të gjakut do të ndikojnë në fuqinë e meshkujve. Flisni me mjekun tuaj nëse vuani nga depresioni, sëmundjet e zemrës ose presioni i lartë i gjakut dhe përpiquni të qëndroni larg medikamenteve që ndikojnë në libidon.
Pyesni mjekun tuaj për medikamente që do të jenë po aq efektive për gjendjen tuaj pa ndikuar në jetën tuaj seksuale.
4: Përdorni imagjinatën tuaj.
Që seksi të jetë edhe më i këndshëm, rekomandohet përdorimin e imagjinatës dhe fantazimin gjatë seksit.