Policia e Tiranës arrestoi Encën javën e kaluar në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Pesë ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi ta nxirrte nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë, duke i caktuar masën e 'detyrimit të paraqitjes'. 

Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë. 

Daljen nga burgu dhe reagimin e Encës e ka komentuar edhe Stresi me një koment në rrjetet sociale.

“Po ata djemë nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke nënkuptuar se fama dhe fuqia kanë bërë që ajo të mos marrë ndëshkimin e merituar.

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata për këngëtaren duke kërkuar rikthimin e saj në qeli.