Një vajzë që frymëzoi Britaninë me fushatën e saj pozitive dhe këndvështrimin e guximshëm për jetën në Instagram, pavarësisht se po luftonte me kancerin e gjirit në fazën e katërt, ka ndërruar jetë.

E njohur për frazën e saj, 'go grab life', Nicky Newman, nga Surrey, hodhi dritë mbi rëndësinë e shfrytëzimit sa më të mirë të çdo dite dhe shfrytëzimin e çdo mundësie.

Vdekja e Nicky-t u njoftua në Instagram përmes një postimi që ajo kishte shkruar më herët, të cilin e ndau bashkëshorti i saj Alex.

Fjalia e parë e postimit ishte: 'Nëse po e lexoni këtë do të thotë se kam vdekur, megjithatë i kam kaluar 5 vite e gjysmë, jo keq për një kancer në gjoks në fazën 4'.

Edhe në fjalët e saj të fundit për ndjekësit e saj, Nicky mbeti optimiste në mesazhin që ndau, duke iu lutur lexuesve 'të shfrytëzojnë jetën' dhe duke u kujtuar se asnjëherë nuk do ta dini se çfarë do të ndodhë, kështu që mos merrni asgjë si të mirëqenë'.

Nicky, e cila punonte në administratën e një kompanie si financiare përpara diagnozës së saj, iu tha se kishte kancer në prill të 2018-ës

Brenda një jave, Nicky pësoi një abort dhe u diagnostikua me kancer metastatik të gjirit.

Por për Nicky-n, tronditja e vërtetë erdhi një javë pas diagnozës, kur asaj iu dha një lajm tjetër i keq. Kanceri ishte përhapur dhe ishte i pashërueshëm.

Pavarësisht lajmit, Nicky vendosi të dokumentojë trajtimin e saj, duke tërhequr vëmendjen e rreth 300,000 ndjekësve në instagram me të cilët ajo ndau pjesë nga nga jeta e saj dhe shpesh u sillte atyre gëzim dhe ndërgjegjësim.