Mes shumë fantazive erotike që mbushin mendjet e burrave dhe grave çdo ditë, seksi në dush është një nga fantazitë më të shpeshta. Nxehtësia e ujit, intimiteti që ofron një hapësirë e vogël, lakuriqësia me të cilën jemi mësuar në atë kontekst...

Shkurtimisht, seksi në dush është relaksues dhe mendimi i preferuar.

A është seksi në dush një ide e mirë?

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për seks depërtues, masturbim, apo përkëdhelje, seksi në dush mund të jetë ose shumë i mirë ose një dështim. Duhet mbajtur mend se edhe nën ujin e nxehtë dhe flluskat e sapunit, rreziqet që rrjedhin nga marrëdhëniet seksuale (sëmundjet seksualisht të transmetueshme, kandida, infeksionet e traktit urinar dhe shtatzënia e padëshiruar) mbeten të njëjta, ndaj duhet të përqendrohemi sërish te siguria.

Si të realizoni fantazitë erotike në dush?

Shpesh filmat dhe romanet na e kanë paraqitur seksin në dush si një gjë shumë të thjeshtë, mes puthjeve pasionante dhe dashurisë me shkumë aromatike. Për fat të keq realiteti është shumë ndryshe, kabina e dushit është e lagur, hapësira është shpesh e vogël dhe e ngushtë, të bësh gjëra në këmbë nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht nëse partneri juaj është me diferencë në gjatësi. Me pak fjalë, duhet të studiojmë me kujdes teknikat më të mira për mos ta bërë një moment kënaqësie një mision të pamundur.