Sa kënaqësi po merr nga puna që bën, nga rutina jote e përditshme, njerëzit me të cilët shoqërohesh?
Sa shpesh bën diçka ndryshe? Sa gjëra të reja ke mësuar kohët e fundit, çfarë librash ke lexuar, ke ndjekur ndonjë trajnim?
Nëse ndien se nuk po lëviz, nuk po bën asgjë me pasion dhe për rrjedhojë, as nuk po vlerësohesh, por brenda vetes është një zë që të thotë se meriton më shumë, se duhet ta kapërcesh këtë gjendje mpirjeje…ATËHERE KY ËSHTË MOMENTI.
Është koha që të mbash PËRGJEGJËSI për atë që ndodh në jetën tënde dhe të mos bëhesh viktimë e ankesave të tua, por të vihesh në kërkim të zgjidhjeve.
Mendo, Ndrysho, Fito është trajnimi që do të të japë energjinë që të duhet për t’u rizgjuar dhe jo vetëm kaq. Gjatë dy ditëve trajnim do të kuptosh më shumë për besimet kufizuese, mendimet negative, njerëzit që pengojnë shpalosjen e plotë të potencialit tënd.
Qartësia që do të marrësh do të ndihmojë në vendosjen e qëllimeve të reja, si dhe për rrugën që duhet të ndjekësh për arritjen e rezultateve.
Mos prit edhe një vit tjetër që çudia të ndodhë duke qëndruar duarkryq. Vepro menjëherë tani, kanë mbetur vetëm vendet e fundit në sallë.
Trajnimi që ka prekur mijëra jetë njerëzish, i kthyer në traditë tashmë, vjen këtë fundjavë, në datat 2 dhe 3 dhjetor.
Apliko TANI!