Oprah Winfrey ka folur mbi transformimin e saj dramatik fizik, duke nënkuptuar me sa duket se ajo nuk është duke humbur asnjë kilogramë me tendencën e humbjes së peshës, 'Ozempic-un'.

Ikona televizive mori vëmendje në tapetin e kuq për premierën e "The Color Purple" në Muzeun e Akademisë së Filmit në Los Angeles të mërkurën mbrëma. 69 vjeçarja kishte veshur një fustan ngjyrë vjollce të ndezur, i cili nxirrte në pah humbjen e madhe në peshë.

Gjatë një interviste me "Entertainment Tonight", prezantuesi Kevin Frazier i tha Winfrey-t se po dukej "hyjnore në vjollcë" dhe më pas pyeti: "Çfarë po ndodh? Sepse nëse ky është WeightWatchers(kompani globale, e cila ofron shërbime për humbjen dhe mirëmbajtjen e peshës), ju lutem, më firmosni një kontratë mua sonte!”

"Epo, nuk është 'diçka', është 'gjithçka' ... dhe unë synoj të rri kështu," u përgjigj ajo.

Dalja e Winfrey vjen mes aludimeve në mediat sociale për transformimin e saj. Pasi kanë parë fotot e fundit të moderatores në publik, shumë njerëz kanë pyetur nëse ajo i është bashkuar grupit të të famshëmve që përdorin 'Ozempic' për t'u dobësuar.

Megjithatë, edhe pse ka prnuar më parë se dikur mendonte të shkonte të përdorte 'Ozempic' për t'u dobësuar, ajo tha në shtator se në fund vendosi mos ta bënte.

"Kur fillova të dëgjoja për herë të parë për ilaçet për humbje peshe, në të njëjtën kohë, po bëja një operacion në gju dhe mendova: 'Duhet ta bëj vetë këtë'," shpjegoi ajo në një episod të "Oprah Daily’s The Life You Want: The State of Weight”. "Sepse nëse marr ilaçin, kjo është mënyra më e lehtë për t'ia dalë."

Winfrey, e cila vuri në dukje se ka qenë në "këtë udhëtim për pjesën më të madhe të jetës së saj", ka folur hapur për pamjen e saj ndër vite dhe madje u bë ambasadore e 'WeightWatchers' në 2015.

“WeightWatchers është më i lehtë se çdo program tjetër në të cilin kam qenë ndonjëherë. Është një mënyrë jetese, një mënyrë e të ngrënit dhe një mënyrë jetese që është kaq e lirë. Asnjëherë nuk ndihesh sikur je në dietë dhe funksionon”, tha ajo në një deklaratë për shtyp në atë kohë.

“Mund t'ju them sinqerisht se nuk kam më vështirësi. Unë ha gjithçka që dua - tacos, makarona. Nuk jam ndjerë kurrë e privuar.”

Ajo humbi më shumë se 18 kg kur u bashkua për herë të parë në program dhe është rikthyer në 'WeightWatchers' ndër vite sa herë që ka ndier nevojën.