Izraeli ka paralajmëruar Bashkimin Europian se ekziston mundësia e sulmeve terroriste në prag të Krishtlindjeve. Në një letër drejtuar rreth 20 liderëve nga ministria e çështjeve të Diasporës thuhet se Hamasi ka një rrjet njerëzish me urrejtje që vepron në shumë vende evropianë.
BE-ja paralajmëroi këtë javë se ekziston një rrezik i madh i sulmeve terroriste gjatë javëve të ardhshme, mes tensioneve në të gjithë kontinentin të ndezur nga zemërimi për luftën Izrael-Hamas.
Qeveria izraelite paralajmëroi se operativët dhe simpatizantët e Hamasit në mbarë Evropën janë aktivë dhe pretendoi se aktiviteti i tyre tashmë ka dhënë rezultate dhe ka prodhuar pasoja. Kjo vjen pasi një islamist që u zotua për besnikëri ndaj ISIS-it vrau një turist gjerman në Parisit. Mes frikës se fijet “në gjumë” të terroristëve mund të aktivizohen në shtetet evropiane, ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli raportoi se ndau prova të aktivitetit terrorist me udhëheqësit europianë.
Sipas tij, agjentët e Hamasit duhen çrrënjosur sa më shpejt që të jetë e mundur, duke sugjeruar se dështimi për ta bërë këtë mund të sjellë më shumë mizori të kryera.
Evropa është në gatishmëri të lartë pasi qendrat e qyteteve mbushen dhe turistët vërshojnë në pikat e festave të Krishtlindjeve, një moment që është shfrytëzuar për sulme terroriste vdekjeprurëse në tregjet festive në Berlin dhe Strasburg.