Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka folur për momentin më të vështirë që ka përjetuar në jetë, ai i humbjes së nënës së saj, pas betejës së gjatë me kancerin. Gjatë një bisede të ndjerë në “Ferma Vip” me Mariana Kondin, Xhesika ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer historinë e saj të trishtë.
Artistja, mes lotësh, ka ndarë detaje prekëse për periudhën e vështirë, duke treguar se ishte aty dhe e ka parë nënën e saj duke ndërruar jetë. Xhesika ka treguar se si humbja e nënës ka lënë një ndjesi të thellë dërrmuese për të gjithë familjen.
Për Xhesikën, humbja e nënës ishte një goditje e rëndë, e cila i la shenja të thella në shpirtin e saj. Ajo ka treguar se vëllai i saj ka qenë një burim i madh force dhe mbështetjeje për të, duke e ndihmuar në këtë moment të vështirë.
“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë. Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ia thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”– tregoi Xhesika.