Sapo nisni të shihni video të tillë në TikTok, është e pamundur të mos e shihni deri në fund. Mund të shihni pak një video klishe për një trend të ri mode, ndonjë shaka humoristi ose për ish-in toksik të dikujt përpara se të mërziteni dhe të largoheni. Por nëse dikush fillon të aplikojë shkëlqyes buzësh teksa flet, është histori tjetër.
Shumë TikToker aplikojnë shkëlqyesin e buzëve teksa tregojnë historinë e tyre për t’ju tërhequr vëmendjen, gjë që tani është trend dhe ka një emër: ‘taktika e shkëlqyesit të buzëve’. Influencueset e reja e përdorin këtë taktike për të marrë më shumë shikime, por edhe yjet e medias si Alix Earle dhe Eloise Dufka janë adhuruese të këtij trendi.
Ndonëse kjo taktikë ‘fut në grackë’ shikuesit, ata janë të vetëdijshëm, madje kanë lënë komente të tipit: ‘Sigurisht, e kam vënë re këtë taktikë’, ‘Të gjithë po e përdorin këtë taktikë’.
Po pse funksionon kjo taktikë?
Sipas psikologut Dr.Michele Leno, këto video kanë më shumë gjasa t’ju tërheqin, sidomos në një aplikacion ku ka gjithmonë diçka të re dhe emocionuese për të parë.
Kjo taktikë psikologjike ndodh edhe me videot ‘Get Ready With Me’ (Bëhuni gati me mua), të cilat grumbullojnë miliona shikime. Ndërkohë që bëhen gati ata nuk flasin për rrobat apo për grimin, por për një histori krejt tjetër.
Rutina është gjithmonë e këndshme për t’u parë dhe relaksuese. Në njëfarë mënyrë këto video reduktojnë ankthin, të krijojë një mjedis mikpritës dhe të nënkuptojë se jemi të gjithë këtu për biseda të rastësishme.
Sigurisht, përdorimi i një shkëlqyesi rrit mundësinë që shikuesit të pyesin në komente, duke rritur kështu interaktivitetin.
Tekefundit, qëllimi është tërheqja e vëmendjes në lëmin e videove të pafundme në TikTok.
Por kjo taktikë ka muaj që ekziston, ndaj ka të ngjarë që një taktikë tjetër të jetë në horizont.