Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Ratacit në Kroaci, ku një 29-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje vëlla, 21 vjeç dhe motër 19, vjeç.

Klevisa Ymeri ka bërë një parakalim të gabuar dhe u përplas kokë më kokë me një automjet, në të cilin ndodheshin dy të rinjtë.

Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve, që kanë humbur jetën në vendngjarje.Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Dubrovnikut. Pas kurimit dhe daljes nga spitali, Ymeri është arrestuar nga policia.

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë për shqiptaren Ymeri.

Ajo akuzohet për parakalim të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti ku humbën jetën dy të rinj.