Një video e stjuardesës po bën xhiron e rrjetit, duke nxjerrë në njëfarë mënyre zbuluar karakterin arrogant dhe të pasjellshëm të Jennifer Lopez me ekuipazhin e avionit.
‘Unë punoja në klasin ekonomik, ndërsa ajo kishte rezervuar në klasin e parë, ku secili ka kabinën e tij, të izoluar nga pjesa tjetër. Gjithsesi, kur na vjen ndonjë i famshëm në aeroplan, ekuipazhi mblidhet dhe jemi shumë të emocionuar. Zakonisht, kur punoj në klasin ekonomik, pasi mbaroj shërbimin, kaloj në klasin e parë, që të shoh personazhin e famshëm nëse ka dalë nga kabina. Në rast se është i afrueshëm, mund t’i kërkoj të bëjmë ndonjë foto. Kështu, mbarova shërbimin bashkë me një vajzë tjetër dhe shkuam në klasin e parë, duke u përballur me stafin e saj të pasjellshëm. Pyetëm ‘çfarë po ndodh?’ dhe ata u përgjigjën se ajo nuk do që ne ta shikojmë, as t’i drejtohemi asaj, nuk do që ta pyesim çfarë do të hajë, absolutisht asgjë, por duhej të komunikonim vetëm me asistentin e saj. Gjithsesi, nuk i kushtuam shumë rëndësi, pasi janë gjëra që ndodhin. Por nuk mbaroi me kaq, sepse kur arritëm në Dubai, pra nga Los Anxhelos në Dubai, pas 16 orësh fluturim, ku u sfilitëm, u vonuam edhe 45 minuta të tjera’, - tha stjuardesa.
Mandej, shtoi se arsyeja e vonesës ishte Jennifer Lopez, e cila po ndërrohej. Sipas rregullores, diçka e tillë nuk lejohet dhe po të ishte dikush tjetër do të thërrisnin sigurinë.
‘Kur pyetëm pjesën tjetër të ekuipazhit se pse ndodhi kjo vonesë, ata u përgjigjën se Jennifer Lopez po ndërrohej dhe nuk ishte gati të zbriste. Si të mos mjaftonte kjo, nuk denjoi të fliste me ekuipazhin, domethënë ekuipazhi thjesht e priste atë. Ajo u ndërrua si të ishte në shtëpi. Pa teklif. E para, ajo nuk ishte në avion privat, e dyta, po ta bënte një pasagjer tjetër, ne do të thërrisnim sigurinë’, - përfundoi stjuardesa.
@miss_eirini JLo story time? #metgala #jlo #spillthetea #storytime #emiratesstoryrime #emiratescrew #foryou #fyp #greektiktok ? original sound - Irini Kalabouka