Sandra Bullock nuk e ka përjashtuar mundësinë e njohjeve të reja në jetën e saj.
Një burim zbuloi për 'Us Weekly' se nëna e dy fëmijëve është e hapur ndaj mundësisë për të njohur njerëz të rinj në të ardhmen, pasi partneri i saj, Bryan Randall, vdiq vitin e kaluar,. Megjithatë, burimi theksoi se tani aktorja "po shërohet ngadalë, duke mbajtur gjallë kujtesën e Bryan dhe duke u fokusuar te fëmijët e saj".
Gushtin e kaluar, partneri i Bullock, fotografi Bryan Randall, vdiq në moshën 57-vjeçare pas një beteje të fshehtë trevjeçare me sëmundjen e neuronit motorik, sklerozën anësore amiotrofike (ALS), e cila prek qelizat nervore në palcën kurrizore dhe tru që kontrollojnë lëvizjen e vullnetshme të muskujve.
Pas vdekjes së tij, familja e Randall bëri ??një deklaratë duke thënë: "Bryan zgjodhi herët ta mbante private betejën e tij me ALS dhe e u kujdesëm për të respektuar kërkesën e tij."
Randall u takua me aktoren e "The Blind Side" në festën e ditëlindjes së djalit të saj Louis në janar 2015 dhe ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të Bullock "Our Brand Is Crisis".
Çifti e mbajti romancën e tyre private, por Bullock tregoi se ajo kishte "gjetur dashurinë e jetës" në Randall gjatë një paraqitjeje në dhjetor 2021 në "Red Table Talk".
Tani, Bullock është e fokusuar te fëmijët e saj. Ajo adoptoi dy fëmijë si nënë beqare - Louis, 14 vjeç dhe vajzën Laila, 11 - megjithëse Randall ndihmoi në rritjen e tyre.