Së fundmi kemi parë mjaft video të ndryshme të shpërndara në TikTok të cilat janë bërë virale jo për informacionin e rëndësishëm që shpërndajnë, por për shkak të banalitetit të tyre.

TikTok nuk ka mundur të marrë masa për fshirjen e tyre pasi sistemi nuk e njeh gjuhën shqipe, e për këtë arsye nuk mund të procesojë me heqjen e video-ve nga platforma.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), përveç rolit si një rregullator në industrinë e transmetimit dhe telekomunikacionit në Shqipëri, ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me TikTok për eliminimin e përmbajtjeve të dëmshme të postuara në platformë.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, e cila tregoi se tashmë ankesat e qytetarëve do t’i transmetohen drejtpërdrejt TikTok për eliminimin e përmbajtjeve të papërshtatshme në platformë.

“Kemi vendosur bashkëpunim me platformën TikTok.
Çdo përmbajtje e dëmshme e publikuar në këtë platformë, do të regjistrohet në kanalin e hapur për llogari të AMA-s, për t’u shqyrtuar dhe, nëse nga ekipet tona do të konsiderohet si e tillë, do të marrim masat e nevojshme.
Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve.
Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar.
#Bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij procesi”, thuhet në postimim e kryetares së Ama-s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armela Krasniqi (@armelakrasniqi.ama)

 

#Raporto në https://ama.gov.al/denonco-shkelje-per-tiktok/