Stilistja Donatella Versace u shfaq në një event bamirësie të fondacionit Kering në javën e modës në New York, të organizuar nga aktorja Salma Hayek dhe burri i saj François-Henri Pinault.

Stilistja 69-vjeçare tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj. Për shumë vite, ajo ka bërë shumë ndërhyrje estetike që i kanë ndryshuar fytyrën deri në atë pikë sa që është bërë pothuajse e panjohshme.

 

“Nuk besoj se një grua duhet të jetë plotësisht natyrale”, ka thënë Donatella, e cila filloi me operacionet plastike në vitet ’90, dhe pas vdekjes së vëllait të saj të famshëm dizenjner Gianni në vitin 1997, pamja e saj filloi të ndryshojë, duke pranuar se përdor rregullisht botoks.