Seria e re e iPhone 16 është lançuar zyrtarisht më 9 shtator dhe çmimet e saj variojnë ndjeshëm në varësi të vendit ku blihet. Në Shtetet e Bashkuara, çmimi fillestar për modelin bazë të iPhone 16 është 799 dollarë, ndërsa në Europë, për shkak të taksave dhe tarifave doganore, çmimi mund të arrijë deri në 949 euro.

Në Mbretërinë e Bashkuar, modeli bazë kushton rreth 799 paund, ndërsa në vende si Japonia çmimi është 124,800 JPY, që pasqyrojnë ndryshimet në kurset e këmbimit dhe politikat fiskale të shtetit.

Edhe pse Apple po përpiqet të unifikojë çmimet në nivel global, kostoja e pajisjeve të saj mbetet e ndryshueshme dhe shpesh reflekton kushtet ekonomike dhe politike të vendeve të ndryshme.