Davide Frattesi ishte protagonisti kryesor në ndeshjen mes Udinezes dhe Interit, ku skuadra zikaltër triumfoi me rezultatin 3-2, duke u rikthyer në rrugën e fitoreve pas humbjes në derbi. Mesfushori shënoi golin e parë të ndeshjes që në minutën e parë, dhe në një intervistë për "Inter TV" zbuloi se parashikimi për golin e tij erdhi nga shoku i tij i ngushtë, Kristjan Asllani.

Frattesi tregoi se një natë më parë kishte ndarë dhomën me Asllanin, pasi nuk kishte dhoma të lira. Gjatë gjithë natës, Asllani i përsëriste se do të shënonte ditën tjetër:

"Si zakonisht fatsjellësi është Asllani duke u tallur. Pasi dje u desh të flinim në dhomë dyshe sepse për fat të keq nuk kishte dhoma bosh dhe ai kaloi gjithë natën duke më thënë ‘nesër do shënosh, nesër do shënosh’.

U mundova në të gjitha mënyrat t’i ndryshoja dhomë, por nuk ia dolëm dhe m’u desh të flija me të. Por do ta bëjmë përsëri me siguri, pasi na solli fat," tha Frattesi me humor.

Kjo atmosferë miqësore dhe mbështetja e ndërsjellë mes Frattesit dhe Asllanit tregon se sa e rëndësishme është bashkëpunimi dhe miqësia në sport, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj.