Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në një pjesë të vendi. Në reagim thuhet se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Gjithashtu Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shton se kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Sipas regaimit, qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së raportohet se janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Situata drejt normalizimit në vend
Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.
Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki.