Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një çift shqiptarësh nga Kosova, të identifikuar si Sabrina dhe Pajtim Krasniqi janë gjetur të pajetë në ballkonin e apartamentit të tyre.
Policia amerikane ka njoftuar se 27-vjeçarja ka qëlluar disa herë me armë zjarri bashkëshortin e saj, 34 vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Ende nuk dihen arsyet që sollën tragjedinë e ndodhur mesnatën e 27 nëntorit.
Një regjistrim i siguruar nga policia, i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin "ShotSpotter" kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura pas një pauze të shkurtër nga një e gjashtë.
Ndërkohë sipas mediave në SHBA, të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se apartamenti luksoz në katin e 45-të, ku ndodhi vrasja ishte i marrë me qira.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe motra e Pajtimit. Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze, akuzon po ashtu Sabrinën se i ka vrarë të vëllanë.