A e keni menduar ndonjëherë se mund të jeni më tërheqëse nga sa e keni imagjinuar veten tuaj? Një studim i publikuar në “Frontiers in Psychology” identifikojnë katër sinjale delikate që mund të zbulojnë sharmin tuaj të fshehur. Ky studim tregon se tërheqja e tejkalon vizualen, atë që sytë tanë mund të shohin, duke i mobilizuar shqisat si dëgjimi dhe nuhatja për të krijuar një lidhje edhe më të fortë. Në ndikimin e këtyre sinjaleve, vërtetohet fakti se ju mund të jeni edhe më joshëse nga sa e imagjinoni.
Zëri juaj.
Jo vetëm si mjeti kryesor për të komunikuar, ai luan një rol kyç në joshje. Tonaliteti, ritmi, dhe, timbri i zërit, mund të transmetojnë një ngrohtësi emocionale, empati dhe akoma më shumë një besim që të josh. Sipas studjuesve, vokali na lejon të deshifrojmë informacione të nevojshme për një person, si mosha, gjendja emocionale etj.
Nëse dikush ju flet me një ton zëri kumbues, mund të perceptohet si një njëri shumë autoritar dhe i sigurt por nga ana tjetër një zë më i butë mund të reflektojë lehtësi por edhe gjallëri. Nëse të tjerët ju komplimentojnë rregullisht për zërin tuaj, është një tregues që perceptohet si një “aset tërheqës”.
Aroma juaj natyrale.
Aroma natyrale që ne kemi, luan një rol vendimtar në përshtypjet e para në raport me të tjerët.Studimet tregojnë se aroma na ndihmon të vlerësojmë element të ndryshëm dhe shumë të rëndësishëm si përputhshmëria gjenetike, gjëndjen shëndetësore, pse jo edhe personalitetin. Një aromë e këndshme, qoftë natyrale por edhe e kuruar nga nxjtës të jashtëm artificial si psh parfumet mund të krijojnë një tërheqje të pandërgjegjëshme dhe të forcojë vetbesimin. Kjo rritje e vetbesimit është shpesh e dukshme dhe e përforcon sharmin tuaj.Edhe pse aromat hyjnë në lojë në ndërveprimet më intime, ato lënë shpesh përshtypje të konsiderueshme edhe tek të tjerët që gjenden pranë jush, lidhje intime qoftë ose jo.
Sy që shkëlqejnë. Mënyra sesi një njeri ju shikon, mund të thotë shumë. Sy që qeshin edhe pa qenë nevoja e stimujve të jashtëm që nxisin të qëshurën por mjafton një shikim i vendosur, vëmendja e treguar, interesi, ëmbëlsia e transmetuar nëpërmjet shikimit e dy syve që flasin edhe pa qenë nevoja të shprehesh me fjalë.
Të flasësh me pasion. Të tregosh interes dhe të transmetosh energji të mirë në çdo gjë që bën, ju bën tërheqës dhe të dashur për të tjerët. Edhe kur nuk je qëndra e interesit në një situatë të dhënë, ti me pasionin dhe me energjinë tënde, shërben si një burim motivimi të mirë për ata që gjenden rreth teje.