Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Anaid Kaloti ka shpërthyer ndaj fituesit të BBV4, Gjestit, pasi shprehet se nuk ka qenë mirënjohës mbi kontributin personal që ai thotë se ka dhënë gjatë rrugëtimit të tij.
“Kam kontribuar më shumë se kushdo që ka pasur Gjestin afër,” – shkruan Anaidi, duke theksuar se ishte ai që e solli në Shqipëri menjëherë pas BBV Kosova, duke e ndihmuar që të përfshihej në BBV Albania brenda një kohe shumë të shkurtër.
Sipas tij, përtej ndikimit në rrjete sociale dhe mbështetjes në prapaskenë, ka shkuar deri në gjeste krejtësisht personale, si dërgimi i rrobave dhe të brendshmeve gjatë kohës që Gjest ishte në shtëpinë e BBV.
“I gjeta t’u ngrënë duhan… ia çova ku s’kishin me hyp kurrë,” – thotë ai, duke nënvizuar se ka bërë gjithçka pa interes dhe pa kërkuar asgjë në këmbim. Megjithatë, ajo që e ka shtyrë Kalotin të reagojë është heshtja që ka marrë si kthim.
“Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma me më thënë ‘faleminderit, vëlla, se e ke bërë maksimumin pa më njohur fare’,” – shkruan ai, duke shtuar se kjo mungesë mirënjohjeje është ajo që e ka lënduar më shumë.
Anaidi u shpreh gjithashtu se nuk ka qenë kurrë besëprerë, duke hedhur poshtë çdo aludim apo koment që e akuzon për xhelozi apo përfitim personal nga fama e Gjestit. Madje, shton se edhe menaxheri i Gjestit ka qëndruar dy muaj me të në Tiranë dhe mund të dëshmojë për sinqeritetin e tij.
Ky reagim i hapur i Kalotit vjen pas një sërë mesazhesh që ai thotë se ka marrë nga ndjekës, të cilët sugjeronin se po sulmonte fituesin e BBV4. Por në vend të një sulmi, reagimi i tij më shumë tingëllon si zhgënjim i thellë njerëzor, nga dikush që ka dhënë pa masë dhe ka marrë… asgjë.