Një tjetër video e CEO-s së Astronomer dhe drejtoreshës së HR-së gjatë koncertit të Coldplay është bërë virale.
Këtë herë jashtë momentit të famshëm në “kiss cam”, duke u përqafuar dhe shkëmbyer puthje gjatë koncertit. Videoja e re është siguruar nga TMZ.
Në pamjet e reja, dyshja shfaqen të përqafuar e duke shkëmbyer puthje teksa grupi këndon hitin “Yellow”. Fillimisht, çifti u bë viral pasi u transmetuan në ekranin gjigant të stadiumit gjatë një momenti intim që duket se nuk ishte aq privat sa mendonin.
Chris Martin e vuri re menjëherë çiftin dhe i përshëndeti nga skena me batutën: “Shikoni këta të dy!”. Menjëherë pas kësaj, Byron dhe Cabot panë veten në ekran dhe reaguan me panik, Byron u ul poshtë, ndërsa Cabot u kthye nga turma dhe i tha dikujt pranë: “Kjo është e sikletshme”.
Chris Martin më pas shtoi me humor: “Ose kanë një aferë, ose janë shumë të turpshëm. Shpresoj të mos e kemi prishur ndonjë gjë”.
Por në fakt, pas skenës virale, doli që të dy janë të martuar me persona të tjerë:
Andy Byron është aktualisht i martuar me Megan Kerrigan Byron. Pasi videoja u bë virale, bashkëshortja e tij hoqi mbiemrin “Byron” nga rrjetet sociale dhe më pas fshiu të gjitha profilët.
Kristin Cabot besohet të jetë e martuar me Andrew Cabot, CEO i kompanisë Privateer Rum. Dokumentet e pronësisë tregojnë se ata janë bashkëpronarë të një shtëpie dykatëshe me katër dhoma në vlerë prej 2.2 milionë dollarësh në Rye, New Hampshire.