Kourtney Kardashian (46 vjeçe) reagoi shpejt dhe prerë ndaj zërave që sugjeronin se mund të jetë shtatzënë për herë të pestë, pas pushimeve të fundit në Itali. Pas disa fotografive të saj në bikini në Instagram, ndjekësit nisën menjëherë me komentet se ajo është në pritje të ëmbël.

Por ylli i “The Kardashians” nuk la dyshim. Ajo iu përgjigj në mënyrë epike:

“Jam duke dhënë gji (djalit), duke ngrënë akullore, focaccia, pasta, nuk po bëj palestër dhe po jetoj jetën time më të mirë”.


Që pas lindjes së Rocky-t, Kourtney ka qenë një zë i fortë për pozitivitetin ndaj trupit. Ajo ka nxitur nëna të jenë të buta ndaj vetes gjatë ndryshimeve pas lindjes, duke thënë:

“Trupi juaj është i bukur në çdo fazë. Së pari lindje,...pastaj rikuperim...jo e lehtë por e mrekullueshme”.
Mesazhi i saj për të gjithë është i qartë: është e drejtë e çdo gruaje të shijojë jetën dhe trupin e saj, pa presionin e shoqërisë për të “rikthyer” formën pas shtatzënisë.