Aktorja dhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të ndjeshëm dhe personal. Në një postim emocional, ajo ka bërë me dije se nëna e saj ka kaluar një ishemi të papritur, por falë reagimit të shpejtë të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Egla ka shprehur mirënjohjen e saj të pakufishme për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si dhe për profesionistët në QSUT dhe në Spitalin e Neurologjisë, të cilët po kujdesen për nënën e saj me përkushtim dhe njerëzi.

“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” – shkruan Egla, duke përmendur emrat e disa prej atyre që kanë luajtur rol kyç në trajtimin e menjëhershëm: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela e Neurologjisë, si dhe doktor Genci Çakçiri.
Në fund të mesazhit të saj prekës, Egla shpreh falënderimin e saj më të thellë:

“Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)