Genta Ismajlit zbuloi se do rikthehet pas tre vitesh pauzë me një projekt të ri muzikor. Por surpriza më e madhe? Po vjen me një bashkëpunim me Luana Vjollcën!

Të dyja artistet kanë ndarë të njëjtat foto nga sheshxhirimet e klipit të ri, me veshje sensuale. Genta e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Së shpejti”, ndërsa Luana zgjodhi një frazë intriguese: “Më shumë se secila femër”, që shumëkush mendon se mund të jetë një varg apo edhe titulli i këngës.

Ky bashkëpunim është padyshim ndër më të papriturit të verës. Një ikonë e skenës pop shqiptare si Genta, e njohur për hitet e saj të njëpasnjëshme, bashkohet me Luanën, e cila kohët e fundit po shfaqet gjithnjë e më shumë si një show-girl komplekse që po e shtyn karrierën përtej ekranit dhe drejt muzikës.

Edhe pse nuk është konfirmuar data e publikimit, count-down tashmë ka nisur.