Aktivistja Edlira Çepani ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një postim të ndjerë, kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gerti Bogdani, në 15-vjetorin e martesës së tyre.
Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një foto nga dasma e tyre një kujtim i paharrueshëm nga dita kur ata nisën së bashku rrugëtimin e jetës, që u kurorëzua me lindjen e dy fëmijëve të tyre, Ajra dhe Reinarti, të cilët ajo i quan "frytet më të bukura të dashurisë që kishin ndërtuar bashkë".
“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull. Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin,” – shkruan Edlira.
Megjithëse Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur vetëm disa muaj më parë, pas një infarkti kardiak, Edlira i qëndron besnike premtimit dhe ndjenjës që ndanë për 15 vite: dashuria e tyre nuk ndalet me largimin fizik.
“Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve. Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani!” – shprehet ajo.
View this post on Instagram