Një natë që kishte nisur me muzikë dhe atmosferë festive, përfundoi në një skenë kaosi të vërtetë në një klub në Palasë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur në skenë po performonin këngëtari i njohur Ylli Limani dhe grupi Three Dots.

Gjithçka nisi si një konflikt verbal mes dy grupe djemsh në zonën VIP, por shumë shpejt debati eskaloi në përleshje fizike, ku u përdorën gotat, shishet dhe sende të forta. Situata doli krejtësisht jashtë kontrollit, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh, çka shkaktoi panik total dhe ikje masive nga lokali.

Në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi, shumë prej të pranishmëve kanë humbur çanta, telefona dhe sende personale.

Në momentin e incidentit, Ylli Limani ndodhej në skenë dhe ishte në mes të performancës. Këngëtari ndërpreu menjëherë koncertin dhe më vonë reagoi përmes rrjeteve sociale:

“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”