
“Në art, më pak është më shumë.”
“Arkitektura është një gjuhë. Kur ti je shumë i mirë, ti mund të jesh një poet.”
“Asnjë dizajn nuk është i mundur deri kur të kesh kuptuar plotësisht materialet me të cilat dizajnon.”
“Perëndia është tek detajet.”
“Arkitektura është vullneti i një epoke i përkthyer në hapësirë.”
“Është më mirë të jesh i mirë sesa të jesh origjinal.”
“Duhet të kujtojmë se gjithçka varet nga mënyra se si e përdorim një material, jo nga materiali vetë... Materialet e reja nuk janë domosdoshmërisht superiore. Çdo material është ajo çfarë ne bëjmë me të.”
“Arkitektura ka fuqinë për të krijuar rend nga konfuzioni mbinatyror.”
“Mos flisni kurrë me një klient për arkitekturën. Flisni me të për fëmijët e tij. Kjo është thjesht politikë e mirë. Shumicën e kohës ai nuk do ta kuptojë se çfarë keni për të thënë mbi arkitekturën. Një arkitekt i zoti duhet të dijë t’i tregojë klientit se çfarë ai kërkon. Shumicën e kohës klientët nuk e dinë se çfarë duan.”
“Ne duhet të jemi po aq të njohur me funksionet e një ndërtese sa me materialet tona. Duhet të mësojmë se çfarë mund të jetë një ndërtesë, çfarë duhet të jetë dhe gjithashtu çfarë nuk duhet të jetë.”
“Unë nuk dua të jem interesant. Unë dua të jem i mirë.”
“Arkitektura fillon kur vendos me kujdes dy tulla së bashku. Aty fillon.”
“Një karrige është një objekt shumë i vështirë. Një qiellgërvishtës është thuajse i lehtë. Kjo është arsyeja pse Chippendale është i famshëm.”
“Arkitektura është fushëbeteja e vërtetë e shpirtit.”
