Në oborrin e FCI Fort Dix, me uniformë portokalli, Sean “Diddy” Combs shfaqet për herë të parë si i dënuar: mjekër gri, rek rreshtohet me oraret e burgut. Imazhin e publikoi TMZ, duke e fiksuar në momentin më të thjeshtë të ditës: ecjen e shkurtër në ajër të pastër.

Pas transferimit nga MDC Brooklyn në këtë institucion me siguri të ulët në Nju Xhersi, rutina e re nis nga lavanderia: larje, tharje, palosje. Është një detyrë e zakonshme hyrëse për të dënuarit, jo vetëm për të mbajtur strukturën e ditës, por edhe si pjesë e rregullit bazë të sistemit federal: kush është i aftë, punon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)


Diddy po vuan 50 muaj burg për dy akuza “transportimi për t’u angazhuar në prostitucion”. Me kreditet standarde për sjellje të mirë dhe kohën e llogaritur tashmë në paraburgim, data e parashikuar e lirimit figuron 8 maj 2028 një datë që mbetet teknike dhe e ndryshueshme.

Kaq mjafton për ta kuptuar kontrastin: një perandori argëtimi e tkurrur në një karrige pune pranë makinerive të rrobave. Zhurma e lavatriçeve zë vendin e zhurmës së klubeve; ritmi i javës matet me thirrjet e numërimit, jo me kalendarin e eventeve.