
Një moment i shkurtër në emisionin “Goca & Gra”, ka mjaftuar që Ermal Mamaqi dhe Ema Andrea të bëhen epiqendra e diskutimeve në rrjete sociale.
I ftuar në program, Ermali i njohur prej kohësh për trajnimet e tij motivuese mbi “potencialin personal” vendosi t’i bëjë një ftesë publike aktores së mirënjohur, Ema Andrea. Ftesë që u shndërrua menjëherë në një “përplasje elegante”, shumë të komentuar online.
Mamaqi, duke folur për eventet e tij motivuese, iu drejtua Emës me këto fjalë:
“Të shtunën dhe të dielën unë kam një trajnim. Janë të gjitha biletat e shitura, nuk po bëj reklamë. Nëse ti do vish, do më dëgjosh mua dy ditë dhe unë do të tregoj ty, ndoshta nëse do të doje, se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde.”
Deklarata e tij u lexua nga shumë njerëz si patronizuese, sikur ai po i mësonte Emës “si të përmirësonte” jetën, pavarësisht se ajo është një ndër aktoret më të respektuara të skenës dhe ekranit shqiptar.
Por ishte reagimi i saj ai që e vuri zjarrin rrjeteve sociale.
Ema Andrea e dëgjoi, buzëqeshi me qetësi dhe ia ktheu:
“Tani e kuptova pse ti e ke këtë situatë që ke, sepse je i bindur që çdo gjë që thua ti do t’u shërbejë të gjithëve. Unë të falenderoj për ftesën, por çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur dhe jam e suksesshme sepse kam zgjedhur kështu dhe kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”
Kaq mjaftoi që fragmenti të shpërndahej me shpejtësi në Instagram, TikTok dhe Facebook.
Shumë komentues e lexuan reagimin e saj si një kundërpeshë ndaj qasjes së Ermalit, i cili prej vitesh flet për suksesin, ndryshimin e mendësisë dhe “ngritjen nga varfëria mendore e financiare”, por shpesh akuzohet se e thjeshton realitetin dhe e trajton sikur recetat e tij vlejnë për të gjithë njësoj.
Nga ana tjetër, pati edhe nga ata që e panë momentin si një keqkuptim komunikimi: një ftesë e Ermalit për ta pasur në sallë si “shembull suksesi”, dhe një reagim të Emës që, sipas tyre, mbrojti me dinjitet autonominë dhe zgjedhjet e veta profesionale.
View this post on Instagram
