Hailey Bieber ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, po e marrin martesën “ditë pas dite”, pasi këngëtari pranoi publikisht në korrik se po kalonin vështirësi në marrëdhënie.

“Po e marrim thjesht ditë pas dite,” tha Hailey, 28 vjeç, për GQ në kopertinën e saj të së martës, duke shtuar se ndihet “rehat” me fazën ku ndodhen aktualisht, sidomos sa i përket faktit që janë një çift shumë i ekspozuar.

“Ne të dy ndihemi shumë mbrojtës ndaj djalit tonë dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë ndonjëherë, por jeta jonë është jeta jonë dhe është vërtet publike, ndaj besoj se thjesht do t’i kalojmë urat një nga një, kur të vijë momenti,” vazhdoi ajo.

Megjithëse martesa e tyre është shpesh në qendër të vëmendjes, Hailey theksoi se aktualisht është e qetë me mënyrën se si po e menaxhojnë ekspozimin publik të familjes së tyre:

“Për tani, ndihem shumë mirë me mënyrën si po ndajmë dhe si nuk po ndajmë gjërat,” u shpreh ajo.

Modelja, e cila solli në jetë djalin e tyre, Jack Blues, në gusht 2024, foli edhe për eksperiencën e të qenit nënë për herë të parë dhe la të nënkuptohet se është më e përgatitur për një fëmijë të dytë.

Nuk mendoj se ka diçka që mund të të thotë dikush për këtë, që të të përgatisë vërtet… derisa ta përjetosh vetë,” tha Hailey.

“Por tani ndihem shumë më e përgatitur ta kaloj këtë eksperiencë sërish, krahasuar me sa e papërgatitur u ndjeva herën e parë. Ka shumë gjëra që nuk i di, por kaq shumë ndodh, kaq shumë ndryshon dhe ti evoluon në një mënyrë krejt tjetër, që s’e kupton dot derisa ta jetosh.”