Kylie Jenner duket se ka zgjedhur mënyrën më moderne për të mohuar zërat për ndarjen nga Timothée Chalamet: Instagram-in.

Pak orë pasi mediat raportuan se çifti ishte ndarë, themeluesja e Khy bëri një lëvizje të vogël, por shumë domethënëse: i dha like një videoje të postuar nga vetë Timothée në Instagram, ku ai promovonte filmin e tij të ri, “Marty Supreme”, me mbishkrimin: “MARTY SUUUUUUUPREME”.

Ky “thumbs up” publik nga Kylie u interpretua menjëherë nga fansat si një sinjal se marrëdhënia e tyre nuk ka marrë fund dhe se mes tyre gjërat janë në rregull.

Nga dolën thashethemet për ndarje?
Të martën, burime për Daily Mail pretenduan se kishte “probleme në parajsë” dhe se Timothée ishte ndarë nga Kylie.

“Ka ndodhur edhe më parë por ajo e ka bindur që të rikthehen bashkë,” është shprehur një burim, duke shtuar se Kylie është “e çmendur pas tij” dhe mund të ndodhë sërish e njëjta gjë.

Një tjetër burim tha se marrëdhënia e tyre nuk është “tërësisht e mbyllur”, por se Kylie ndjen sikur është ajo që po investon më shumë:
“Ai është vazhdimisht në xhirime, dhe ajo e ndien sikur duhet ta ndjekë. Ajo po bën më shumë punë se ai,” është cituar burimi.

Fakti që Timothée mungoi në festën madhështore të 70-vjetorit të Kris Jenner këtë fundjavë vetëm sa i ndezi më shumë zërat për krizë.

Ndërsa tabloidet flasin për ndarje, burime të shumta për People kanë thënë të kundërtën: sipas tyre, Kylie dhe aktori i “Dune” janë ende bashkë dhe “janë shumë mirë”.