Dje, Sara Karaj ndau një lajm që mund të shënojë pikëkthesë për industrinë shqiptare të bukurisë. Me një postim të ndjerë në rrjete sociale, sipërmarrësja njoftoi se SKosmetics dhe SelfSKN bëhen brandet e para shqiptare të kozmetikës që futen në rrjetin ndërkombëtar Lagardère Travel Retail, një ndër operatorët më të mëdhenj globalë në aeroportet dhe pikat premium të udhëtimit.

“Sot nis një kapitull i ri për mua dhe për të gjithë industrinë shqiptare të bukurisë. Me shumë krenari njoftoj se SKosmetics dhe SelfSKN janë zyrtarisht brandet e para shqiptare të kozmetikës që futen në rrjetin ndërkombëtar Lagardère Travel Retail… Ky nuk është vetëm një sukses i brandit tim, por një moment historik për kreativitetin dhe sipërmarrjen shqiptare,” shkruan Sara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj)

Karaj theksoi se kjo arritje e ngre punën e viteve në një nivel krejtësisht të ri, duke e lidhur fort me origjinën dhe identitetin:

“Krenare për rrënjët, krenare për punën, krenare që e çojmë emrin shqiptar në një prej rafteve më prestigjioze të botës. Ky është vetëm fillimi.”

Prania në një rrjet udhëtimesh me qarkullim të lartë do të thotë ekspozim i menjëhershëm ndërkombëtar për produktet shqiptare.
Përzgjedhja nga një operator i madh nënkupton kalimin e filtrave të rreptë të cilësisë, sigurisë dhe përvojës së klientit.
Rruga e Sarës, nga ideja te rafte prestigjioze, i jep kurajo çdo themeluesi vendas që synon tregjet jashtë.