
Në vitin 1638 në Venecia, u hap kazinoja e parë e botë “Il Ridotto”. Ky është jo vetëm një moment simbolik për aktivitetin e kazinove në botë, por ka qënë për kohën edhe një politikë mjaft moderne për të kontrolluar dhe vendoaur rregull mbi kumarin, i cili ishte i përhapur ngado dhe shpesh i pakontrolluar në Venecia.
Qeveria për të mbikëqyrur lojërat duke ulur kështu rreziqet që vinin me to, si edhe për të gjeneruar të ardhura për shtetin nga ky aktivitet, çeli në Palazzo Dandolo pranë “Piazza San Marco”, atë çfarë konsiderohet kazinoja e parë.
“Il Ridotto”, nga vetë emri (dhomë e mbyllur), tregonte një hapësirë ekskluzive, ku vetëm aristokratët, të pasurit dhe ata me status të lartë shoqëror mund të aksesonin ambientet. Kazinoja kishte rregullat e saj strikte duke përfshirë një kod formal veshjeje apo shpesh gjatë Karnavalit edhe maska veneciane për të ruajtur anonimatin dhe mos prishur barrierat mes klasave.
E konceptuar si një hapësirë aristokratike, dekori ishte i stili barok me mure të mbushura me piktura, llambadarë Murano dhe tavolina loje prej druri të punuar. Lojërat që luheshin ishin Bassetta, lojë popullore letra në Evropë në shek. XVII-XVIII, Biribissi, lojë e ngjashme me bingo ose lotari dhe lojëra të tjera tradicionale veneciane.
Ajo çfarë u bë përgjatë thuajse një shekulli epiqendër e argëtimit për elitën europiane, u mbyll në vitin 1774 sepse shume aristokratë po varfëroheshin nga humbjet dhe senati vendosi se kulmi i luksit po dëmtonte rendin shoqëror, duke shënuar fundin e epokës së “kumarit aristokratik”.
