Olsi Bylyku ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, por shumë të ndjerë, për të treguar se sa shumë vlen partnerja e tij, Denada, në jetën dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Aktori dhe moderatori ka ndarë në Instagram një foto bardh e zi nga një udhëtim me tren, ku shfaqet i mbështetur pranë Denadës, në një qetësi që duket se flet më shumë se çdo fjalë. Pamja minimaliste, pa poza të sforcuara, shoqërohet nga një mbishkrim që e kthen këtë moment në një dedikim publik dashurie dhe mirënjohjeje.

Në postim, ai shkruan në anglisht:
“‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride.”

Që në shqip përkthehet:

“‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren.”