Duket sikur edhe reperët, herët a vonë, kanë nevojë të shtypin “pause”. Për Stresin, kjo pauzë nuk ka formën e pushimeve luksoze jashtë vendit, por të një izolimi të zgjedhur me vetëdije, diku në jug të Shqipërisë, mes detit, qetësisë dhe një lufte shumë personale: ajo me krijimtarinë.

Larg zhurmës së Tiranës, angazhimeve televizive dhe ritmit kaotik të skenës, ai ka zgjedhur të fshihet për pak, por për t’u rikthyer tek vetja. 

Por, si në çdo kapitull interesant, nuk mungon as emri i një muze. Dhe në rastin e Stresit, ajo është një fytyrë që publiku e njeh shumë mirë: Keisi.

Ish-partnerja e tij, me të cilën dikur ndanin titujt e kronikave rozë, sot duket se është kthyer në frymëzim të projekteve të reja të reperit. Në rrjete sociale, Keisi ka ndarë një bisedë private në WhatsApp me të, ku Stresi i ka dërguar jo një, por tre demo të reja muzikore.

“Tek të 3-ja këngët më ke frymëzu.”-i shkruan ai.

Në stilin e saj karakteristik, Keisi ia ka kthyer me humor, duke vënë re se në njërën prej këngëve madje dëgjon edhe emrin e saj. 

Çfarë ka shkruar saktësisht Stresi i frymëzuar nga historia e tyre? A janë këngë nostalgjie, reflektimi apo një lloj mbylljeje elegante të një cikli sentimental?